Khabib tallet me McGregor: Prisja të ishte më i fortë

Khabib Nurmagomedov në një intervistë ka folur për ish-rivalin e tij, Connor McGregor, i cili do të ndeshet me Dustin Portier në kuadër të UFC 257.

McGregor dhe Portier do të ndeshen në kuadër të UFC 257 më 21 janar 2021, teksa kjo ngjarje do të kthejë irlandezin në skenën e MMA-së, pasi ai u largua pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov.

Khabib tha se ai priste që McGregor të ishte më i fortë mentalisht.

Rusi u tall me kundërshtarin të cilin e cilësoi të dobët dhe frikacak, shkruan lajmi.net.

Ai kujtoi momentet kur ishin në ring, ku tregoi se çfarë folën dhe sjelljet e McGregor që e zhgënjyen atë, sepse priste më shumë nga ai.

“Ofendimet e Conor? Po, ai kishte folur për një kohë (gjatë luftës), por kur unë fillova ta vija nën presion, ai menjëherë kaloi në modesti dhe thoshte : ‘kjo është thjesht biznes'”,  tha ai.

“Unë madje isha paksa i zhgënjyer. Unë prisja që ai të ishte më i fortë mentalisht”, tha 32-vjeçari.

“Kur unë isha duke e goditur, duke biseduar me të, dhe ai u përgjigj se ishte ‘thjesht biznes’, dukej sikur po përpiqej të më qetësonte për të shmangur një rrahje të mirë, ashtu si një djalë që përpiqet të justifikojë veten në para babait të tij të zemëruar”, tha Nurmagomedov.

“Psikologjia është një mjet i rëndësishëm në ndeshje”, përfundoi Khabib Nurmagomedov.