Shqipëria përsëri ‘jashtë radhe’ për vaksinën

Nga Tritan Shehu

Sipas te gjitha gjasave ne harkun kohor prej ditës se nesërme deri te Enjten, Agjencia Britanike e Mjekësisë dhe Rregullatore e Sistemit Shëndetësor, një nga me seriozet ne bote, do te certifikoje vaksinën Covid te Oxford/AstraZeneca për te filluar përdorimin nga 4 Janari aty.

Qeveria britanike ka blere tashme 100 M doza te saj.

Ndërsa Agjencia europiane, EMA do ta aprovoje probabilisht ne ditët e para te Janarit.

BE tashme ka kontraktuar 400 M doza te saj, kështu po veprojnë edhe vende te tjera.

Me tej kjo vaksine do te certifikohet edhe nga FDA e ShBA-se.

Sipas te gjitha informacioneve qe unë kam, deri tashti Qeveria shqiptare jo vetëm qe nuk ka ndonjë kontrate, por as ka hyre ne tratativa serioze edhe me këtë kompani, as me Brukselin dhe as me kompani te tjera, qe prodhojnë vaksina te certifikueshme nga Agjencia Europiane ose ajo Amerikane.

Theksoj se parametrat e transportit, konservimit dhe çmimi i Vaksine Oxford janë shume te favorshme, veçanërisht për vende si ne, po kështu dhe te dhënat e efikasitetit sot u deklaruan optimale.

Ndërkaq Rama vetëm paraqet projekte absurde si ai Stadiumit, pa asnjë baze profesionale, veçse si një propagande pa vlere.

Kështu ditët kalojnë ne ‘boshllëk’, me humbje jetësh, shëndeti, ekonomie.