Itali/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 335 persona dhe janë infektuar 8,913 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 71,925 ndërsa numërohen në total 2,047,696 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 1,394,011 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 2,580 pacientë.