Lajm i mirë për fansat e ‘One Direction’, grupi mund të ribashkohet në 2021

Një ribashkim i pesë antëtarëve të grupit “One Direction”, duket se mund të ndodhë më në fund pasi Zayn Malik, Harry Styles, Liam Payne, Niall Horan dhe Louis Tomlinson mund të ribashkohen në 2021.

Alex Apati i Ladbrokes foli për Express në lidhje me ribashkimin e mundshëm, duke thënë: “Shanset e ribashkimit të djemve po shkojnë vetëm në një drejtim. Është një lajm i shkëlqyeshëm për fansat me një rikthim të pashmangshëm”.

Ky lajm për ribashkim, vijnë në dhjetëvjetorin e tyre në fillim të këtij viti në korrik.

Sidoqoftë, kjo nuk mund të ndodhte për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.

“Ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë pengesa. Padyshim, në këtë moment çdo gjë që ata do të bënin do të duhej të bëhej virtualisht. Por kanë raporte të mira dhe kjo do të ndodhë”, ka thënë një burim për Page Six.