FOTO/ Moti për javën tjetër, ja kur pritet të rikthehet dielli

Dita e parë e viti 2021 do të jetë me diell!

Kështu thuhet në parashikimin e motit për javën që po vjen.

Ditën e premte pritet rikthimi i diellit në vend edhe pse temperaturat do të jenë të acarta.

Parashikimi i motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:

Kjo javë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme

Reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës me përjashtim të ditës së premte ku moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët.

Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Dita e fundit e viti 2020 parashikohet të jetë e vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar, në pasdite gradualisht reshjet do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

Dita e parë e viti 2021 parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila ditën e hënë dhe ditën e martë do të jetë më intensive ku në zonën veriore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës parashikohen stuhi ere me shpejtësi deri në 20-28m/sek.