Superiore/ Vllaznia - Skënderbeu, ja si rreshtohen skuadrat

Vllaznia kryesuese pret në “Loro Boriçi” ditën e sotme Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.

Shkodranët do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, duke parë edhe kundërshtarin që kanë përballë, të cilët nuk janë si dikur, me atë skuadrën e frikshme. Diferenca mes Vllaznisë kryesuese dhe Skënderbeut në tabelën e klasifikimit pas 10 javësh kampionat është e frikshme.

Shkodranët kanë 16 pikë më tepër se korçarët, të cilët pozicionohen të 9-ët. Fitorja e fundit e kuqebluve ndaj Skënderbeut është pikërisht në javën e dytë të këtij kampionati me shifrat 0-2 në Korçë, ku shënuan sulmuesi boshnjak, Haris Dilaver, si dhe braziliani Viktor da Silva. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin nga sfida e sotme:

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Marku, Krymi, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Th. Brdariç

Skënderbeu: Dajsinani, Bizaj, Dumfur, Qaqi, Meksi, Govori, Duna, Taipi, Pusi, Mara, Mensah. Trajner: J. Ahmataj