Gjendja e rrugëve në zonat me borë, ARRSH tregon rreziqet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim lidhur me gjendjen e akseve në vend, nderkohe që vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu e bore.

Sipas një njoftim të ARRSH-së është bërë me dije se në rajonin verior kanë rënë reshje bore, dhe si pasojë ka pasur probleme në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, dhe në atë Bulqizë-Peshkopi. Por është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe akset janë të kalueshme. Gjithashtu është bërë me dije se në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për t’i mbajtur të hapur.

“Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore gjatë natës. Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës. Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset,”-shkruhet në njoftim.