Nisa vaksinimi në Europë/ Gjermania, Hungaria, Sllovakia, italia fillojnë fushatën kundër COVID-19

Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia filluan fushatën e tyre të vaksinimit COVID-19 të shtunën, një ditë më parë sesa planifikimi i koordinuar i Komisionit Evropian për gjitha vendet anëtare.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian morën secila një dërgesë të parë me pak më pak se 10 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNtech të shtunën, por vaksinimi nuk supozohej të fillonte nëpër 27 vendet e bllokut deri të dielën, shkruan Euroneës.

Por Ministri i Hungarisë për Burimet Njerëzore, Miklos Kasler, tha në një deklaratë se vaksinat ishin dorëzuar në Qendrën Spitalore Jug-Pest në Budapest dhe se punonjësit e kujdesit shëndetësor kishin filluar të merrnin dozën e parë.

“Sot, ne kemi bërë një hap të rëndësishëm në frenimin e epidemisë,” shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë e Sllovakisë tha në një postim në Facebook të shtunën pasdite se “vaksinimi do të fillojë sot në spitalin e fakultetit në Nitra”.

Imunizimi gjithashtu filloi në një shtëpi pleqsh gjermane.

Edhe në Itali në ora 8.00 të mëngjesit të sotëm ka nisur në Romë vaksinimi i pesë personave të parë që marrin vaksinën anticovid në Itali.

Ata janë dy mjekë, një infermiere, një kërkuese shkencore e një operator shëndetësor e të gjithë punonjës në strukturën e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës.

Nën koordinimin e komisarit për emergjencat Domenico Arcuro është bërë dhe shpërndarja e dozave të vaksinës në 21 qendrat kombëtare e përkatësisht një qëndër për çdo rajon italian.

Numri më i madh i vakinave ka mbërritur në rajonin e Lombardisë, i cili eshte më i goditur nga pandemia.

Në një video të shperndare në Twitter, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se Evropa “ka filluar të kthejë faqen në një vit të vështirë”.

“Sot është dita e lindjes dhe nesër vaksinimi kundër COVID-19 po fillon në të gjithë Bashkimin Evropian.”

“Ditët tona Evropiane të Vaksinimit janë një moment prekës i unitetit,” shtoi ajo.

Vaksina Pfizer/BioNtech, e cila jepet në dy doza, u miratua nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në 21 dhjetor.

BE ka siguruar deri në 300 milionë doza përmes një Marrëveshje Blerjeje Advance dhe pret që 200 milionë dozat e para të jenë kryer dorëzuar në shtator 2021.

Por gjithashtu ka arritur marrëveshje të ngjashme me kompani të tjera farmaceutike duke përfshirë Sanofi-GlaxoSmithKline, AstraZeneca, Janssen Pharmaceutica NV, CureVac dhe Moderna.

Këto kontrata nënkuptojnë se blloku “ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë popullsinë tonë prej 450 milionë njerëz”, tha von der Leyen në videon e saj.

EMA pritet të vendosë nëse do të miratojë vaksinën Moderna më 6 janar.