EMRI/ Shpërthimi në Shkodër, ja kujt i përket automjeti që u hodh në erë

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi këtë mbrëmje lagjen Rus në Shkodër, ku një sasi tritoli hodhi në erë një automjet që ndodhej në brendësi të një banese.

Sipas informacioneve, automjeti i përket shtetasit Nazmi Badulla.

Ndërkohë që policia ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen "Partizani",  Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.