Federata Gjermane e Futbollit kontakton Thomas Tuchel për trajner të Kombëtares

Thomas Tuchel u largua papritur nga skuadra e Parisit, e cila shkëputi marrëdhëniet me trajnerin gjerman në ditën e Krishtlindjeve, duke lënë shumë njerëz të habitur.

Mediat gjermane shkruajnë se për të ka shumë klube në garë.

Borusia e Dortmundit dhe disa klube nga Anglia janë në ndjekje të ngjarjeve rreth trajnerit.

Ndërkohë në orët e fundit zërat për të drejtuar kombëtaren gjermane pas Europianit janë shtuar shumë.

Në Gjermani janë të sigurt që Joachim Low do të largohet në verë dhe vendin e tij me shumë mundësi do të zërë Tuchel i cili edhe më parë është konsideruar si një kandidat për të drejtuar “Pancerat”.

Federata Gjermane e Futbollit ka kontaktuar trajnerin gjerman, edhe pse kjo mbetet ende për t’u konfirmuar, pasi për momentin javë vetëm spekulime mediatike.