", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/26/auto_Screenshot_11608988177.jpg", "width": 900, "height": 884 } }

Sulmuesi i Napolit do të bëhet baba për herë të parë

Lejleku në fluturim për Matteo Politano . 

Futbollisti ka zgjedhur ditën e Krishtlindjes për të njoftuar mbërritjen e trashëgimtarit të tij të parë për të gjithë. 

E fejuara Ginevra Sozzi është shtatzënë.

 Sulmuesi i Napolit ndau në llogarinë e tij në Instagram një foto që e përjetëson atë duke i dhënë një puthje barkut të partneres së tij. 

Ka shumë të ngjarë që lindja të jetë planifikuar për në pranverën e ardhshme. 

“ Dhurata jonë më e madhe, gëzuar Krishtlindjen për të gjithë” , ka shkruar futbollisti duke marrë në pak minuta shumë pëlqime dhe komente me  urime.

 "Dashuria fitoi" shkruan Ginerva, e cila në të kaluarën kishte marrëdhënie të shkurtra me futbollistë të tjerë të famshëm,përkatësisht Dybala dhe Nainggolan. 

Politano dhe Sozzi janë në lidhje për rreth një vit . 

Sipas thashethemeve, të dy e kishin filluar lidhjen kur futbollisti ishte ende i martuar me Silvia Di Vincenzo, me të cilën u martua në vitin 2018.

Duket se gruaja zbuloi marrëdhënien jashtëmartesore të burrit të saj falë ndërhyrjes së një hetuesi privat . 

Ata nuk e kanë konfirmuar kurrë aferën, por as nuk e kanë mohuar atë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Matteo Politano?? (@matteopolitano16)