Më mirë se Henry dhe Cantona. CR7 votohet si transferimi më i mirë në historinë e Premier League

Më mirë se Henry dhe Cantona. CR7 votohet si transferimi më i mirë në historinë e Premier League

Cristiano Ronaldo është votuar si “TRANSFERIMI MË I MIRË” në historinë e Premier League nga paneli i specializuar në "SkySports". Fjala është për transferimin e portugezit nga Sporting te Manchester United në vitin 2003 për një shifër prej rreth 13 milionë eurosh.

Në vendin e dytë në këtë renditje është Thierry Henry , i cili mbërriti te Arsenal nga Juventus në vitin 1999 për rreth 12 milionë euro. Eric Cantona mbyll podiumin .

Më poshtë keni listën me 20 nënshkrimet më të mira në historinë e Premier League:

1 - Cristiano Ronaldo

2 - Thierry Henry

3 - Eric Cantona

4 - Frank Lampard

5 - Roy Keane

6 - Didier Drogba

7 - Sol Campbell

8 - Wayne Rooney

9 - Vincent Kompany

10 - Ala Shearer

11 - Mohamed Salah

12 - N'Golo Kante

13 - Dennis Bergkamp

14 - Virgil Van Dijk

15 - Gianfranco Zola

16 - David Silva

17 - Patrick Vieira

18 - Eden Hazard

19 - Sergio Aguero

20 - Petr Cech