I dhuroi të gjitha, ja ku ndodhen tre fanellat më të rëndësishme të Maradonës

Një muaj pas vdekjes së Diego Armando Maradonës në mediat botërore ende flitet për të. Legjenda e Argjentinës i konsideruar nga shumë si më i miri që ka luajtur ndonjëherë lojën e futbollit, ka lënë gjurmë të mëdha në këtë sport.

Maradona adhurohet nga shumë njerëz dhe sendet e tij kanë vlerë mjaft të mëdhe. Po ku ndodhen tre fanellat më të rëndësishme dhe më të vlefshme në karrierën e tij futbollistike?

Sigurisht, më domethënësja është fanella që ai veshi në ndeshjen legjendare të Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë, në të cilën ai shënoi "golin e shekullit", por edhe golin e njohur si "Dora e Zotit".

Pas ndeshjes, Diego shkëmbeu fanellën me Steve Hodge. Ky i fundit ia dhuroi fanellën në vitin 2012 në Muzeun Kombëtar të Futbollit të vendosur në Mançester, ku është edhe sot e kësaj dite.

Portali Infobae përshkruan gjithashtu me detaje vendndodhjen e sendeve të tjera, të tilla si fanella e Argjentinës, në të cilën Maradona luajti kundër Australisë në vitin 1993.

Ishte ndeshja e fundit e Diegos para tifozëve vendas me fanellën kombëtares, dhe Argjentina fitoi me  rezultatin 1: 0, duke u kualifikuar në Kupën e Botës. Fanella e Maradonës  është në Kubë, pasi ia dha Fidel Castro në vitin 1995.

Ndërsa fanellën e fundit si lojtar i Napolit, Diego e dhuroi. Ishte një humbje e rëndë e Napolitanëve kundër Sampdoria 4: 1 të udhëhequr nga Robert Mancini, i cili përveç një fitore fantasitke, mori një fanellë historike.

"Unë kurrë nuk do ta harroj atë ditë, sidomos tani. Atë të dielë Maradona erdhi në dhomat e zhveshjes dhe megjithëse nuk shënova, ai më dha fanellën. Fanellën e fundit që luajti për Napolin. Ai menjëherë shkroi një dedikim për djalin tim Filippo. Unë ende e mbaj atë. Me krenari dhe pasion ”, tha trajneri aktual i kombëtares italiane.