VIDEOLAJM/ Paralajmërimi i frikshëm para shpërthimit tronditës

Autoritetet amerikane thonë se kanë gjetur mbetje njerëzore pranë vendit ku ndodhi shpërthimi që tronditi qytetin Nashville.

Policia tha se ky ishte një akt i qëllimshëm.

Sipas autoriteteve, një regjistrim me një paralajmërim rrëqethës dëgjohej nga automjeti para se të shpërthente.

“Zona duhet të evakuohet tani. Zona duhet të evakuohet tani. Nëse dëgjoni këtë mesazh, largohuni nga zona. Nëse dëgjoni këtë mesazh, largohuni nga zona,” thoshte mesazhi i cili u dëgjua për disa minuta para shpërthimit.

Policia e përshkruan automjetin e parkuar në qendër të qytetit si rulot. Sipas policisë, mesazhi paralajmërues deklaronte se “bomba do të shpërthejë pas 15 minutash”.

Drejtuesi i policisë i ka quajtur heronj forcat e rendit që ndihmuan në evakuimin e zonës. Nga shpërthimi pati tre të plagosur.