Virusi pushton burgjet e Bjellorusisë, të mbushur me kundërshtarët e Presidentit

Një valë e COVID-19 ka përfshirë burgjet në Bjellorusi që janë të mbushura me njerëz në paraburgim për demonstrime kundër Presidentit autoritar të kombit, ndërkohë që të burgosurit akuzojnë autoritetet për neglizhim ose madje inkurajim të infektimeve.

Aktivistët që folën për Associated Press pas lirimit të tyre i përshkruan qelitë e tyre shumë të mbipopulluara pa ajrosjen e duhur ose pajisjet bazë dhe me mungesa të trajtimit mjekësor.

Kastus Lisetsky, 35, një muzikant i cili mori një dënim 15-ditor për të marrë pjesë në një protestë, tha se ai ishte shtruar në spital me tempëraturë të lartë pas tetë ditësh në një burg në Bjellorusinë lindore dhe u diagnostikua me pneumoni të dyanshme nga COVID-19.

"Muret me lagështirë të mbuluara nga parazitët, mungesa tronditëse e masave sanitare, të dridhura nga të ftohtit dhe një shtrat i ndryshkur - kjo ishte ajo që unë pata në burg në Mogilev, në vend të ndihmës mjekësore", tha Lisetsky për AP në një intervistë telefonike. "Kam pasur ethe dhe kam humbur vetëdijen, dhe rojet duhet të thërrisnin një ambulancë."

Lisetsky tha se para se të hynte në burg, ai dhe tre shokë të grupit u mbajtën në një burg në Minsk dhe u desh të flinin në dyshemenë e një qelie të destinuar vetëm për dy persona. Të katërt kanë marrë virusin. Lisetsky duhet të kthehet në burg për të vuajtur shtatë ditët e mbetura të dënimit të tij pasi të dalë nga spitali.

Ai akuzoi qeverinë se e lejoi virusin të përhapej midis të burgosurve për arsye politike.

"Rojet thonë hapur se ata e bëjnë këtë qëllimisht me urdhër," tha Lisetsky.

Më shumë se 30,000 njerëz janë arrestuar për të marrë pjesë në protestat kundër rizgjedhjes në gushtit të Presidentit bjellorus Alexander Alexander Lukashenko në një votim që aktivistët e opozitës dhe disa punëtorë të zgjedhjeve thonë se ishin manipuluar për t'i dhënë Lukashenkos një mandat të gjashtë.