VIDEO/ Sulmi me armë ndaj lokalit, biznesit i kishin vendosur edhe tritol

Pamjet që shihni vijnë nga fshati Pllanë i Lezhës, ku një lokal u bë shënjestër e një sulmi me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Dyshohet se është qëlluar me pistoletë.

Ka qenë pronari i lokalit, Gjovalin Prendi, ai që ka konstatuar se aty ishte qëlluar me armë zjarri, pasi ishin shkaktuar disa dëme materiale.

Mësohet se lokali nuk ka kamera sigurie, madje as dhe objektet e zonës përreth. Mes të tjerash Ndreka tha se kjo nuk është hera e parë që lokali është bërë shënjestër e një sulmi, pasi vite më parë i është vendosur tritol.

Policia deri më tani nuk ka arritur që të ketë persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve.