Polici i plagosur/ Zbardhet identiteti, nis hetimi për ngjarjen

Klodian Lamaj, punonjësi i Komisariatit të Policisë Peqin, i cili mbeti i plagosur një natë më parë në Fier, është nisur për trajtim të specializuar mjekësor në Tiranë.

Burimet konfirmuan se 39-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë.

Pasi është ekzaminuar në Spitalin e Fierit, mjekët e kanë nisur drejt kryeqytetit.

Dëmtimi në këmbë nuk ka qenë i madh dhe nuk ka sjellë dëmtime serioze për shëndetin e 39-vjeçarit.

Burime thanë se efektivi është vetëplagosur, teksa kolegët e tij vijojnë hetimet për të zbardhur të vërtetën e plotë të ngjarjes.