12 orë në arrati/ Si u arrestua Josif Kavaja pas përplasjes me policinë

Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi me armë në drejtim të forcave të Policisë kur i shkuan për kontroll në banesë të enjten, u arrestua dje nga RENEA, pas një shkëmbimi zjarri, gjatë të cilit mbeti i plagosur.

Kavaja qëndroi më shumë se 12 orë në arrati dhe nuk pranoi të negociojë me familjarët e tij për t’u dorëzuar. Ka qenë vëllai i tij, i cili i ka kërkuar të dorëzohet, por Kavaja ka refuzuar deri mëngjesin e djeshëm. Ai u kap pas një shkëmbimi zjarri me Policinë ku si pasojë mbeti i plagosur. Burimet thanë dje se 45-vjeçari është dërguar në Spitalin e Kirurgjisë në Elbasan, ku po i nënshtrohet një operacioni për shkak të plagës që ka marrë në këmbë.

Mësohet se gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, Policia ka gjetur mijëra fishekë. Kjo ishte arsyeja pse Policia i shkoi dy ditë më parë për të ushtruar kontroll në shtëpinë e tij, pasi kishte marrë informacion se ai dispononte armë pa leje dhe në këtë moment ai nisi të qëllonte drejt tyre. Për disa orë Kavaja u arratis drejt pyllit pranë fshatit Seltë. Policia rrethoi zonën, por ai mundi të mbyllej në banesë duke u “ngujuar” përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit.

Sipas burimeve, ai rezulton i dyshuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në shtetin grek, ndërsa është deportuar nga Anglia. Që prej asaj kohe ai ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i pamartuar dhe pa fëmijë.

Incidenti i rëndë ndodhi të enjten në një fshat të thellë malor të Elbasanit, ku 45- vjeçari Kavaja ka qëlluar me armë në drejtim të forcave të Policisë, që i shkuan për kontroll në banesë. Josif Kavaja menjëherë pas të shtënave ndaj Policisë është arratisur dhe bashkë me armën që mbante në dorë ka marrë ELBASAN Josif Kavaja, 45- vjeçari që qëlloi me armë në drejtim të forcave të Policisë kur i shkuan për kontroll në banesë të enjten, u arrestua dje nga RENEA, pas një shkëmbimi zjarri, gjatë të cilit mbeti i plagosur. drejtimin për nga një zonë e pyllëzuar, ku dhe ka humbur gjurmët.

Ai ishte denoncuar disa herë nga banorët e zonës, pasi qëllonte herë pas here me armë në ajër dhe ata ndiheshin të rrezikuar. Policia i kishte shkuar në shtëpi për kontroll më herët, por nuk i kishte gjetur armë. Ndërsa të enjten, shërbimet e rendit i kanë shkuar sërish për kontroll, por kësaj here janë përballur me të shtënat. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

I dyshuari mësohet të jetë person me precedentë penalë dhe ishte i deportuar pak kohë më parë nga Anglia. Ai jetonte i vetëm në fshatin Seltë, pasi familja e tij ishte shpërngulur nga aty. Banorët e fshatit kanë deklaruar dje se ai ishte beqar dhe kishte probleme nervore.

Pas incidentit që ka zgjatur disa minuta, 45-vjeçari ka kërcënuar efektivët se nëse tentojnë të ndërhyjnë, ai do të qëllonte drejt tyre dhe do t’i vriste të gjithë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Harxov” të fshatin Seltë, të Njësisë Administrative Zavalinë e Elbasanit.

Policia e Shtetit njoftoi dje se në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi Josif Kavaja ndaj forcave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, që kishin shkuar në fshatin Seltë për kontroll banese me vendim Gjykate, pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojmë se: “Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale RENEA.

Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J. K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk u është bindur thirrjeve të Policisë. Shtetasi J. K. në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave RENEA dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes”.