Çelësi për një marrëdhënie të lumtur është mosfjetja në një shtrat me partnerin

Çelësi për një marrëdhënie më të lumtur është mosfjetja në një shtrat me partnerin ose partnerën.

Kështu thotë studimi më i fundit, i cili tregoi se një në gjashtë çifte janë të destinuar për të fjetur larg njëri-tjetrit. Kjo ndodh pasi ata duan të bëjnë gjumë.

Ndërsa një analizë e vitit 2016 e studimeve të mëparshme nga Universiteti Mjekësor Paracelsus, në Gjermani, tregoi se problemet e gjumit dhe problemet e marrëdhënieve kanë tendencë të ndodhin njëkohësisht.

“Gjumi i dobët ndikon në performancën tuaj, marrëdhëniet, rrit rrezikun tuaj nga aksidentet dhe, në afat të gjatë, shoqërohet me një rritje të peshës, diabetit të tipit 2 dhe depresionit”, ka theksuar dr. Stanley.