Habit Messi: Ndonjëherë do të doja të mos më njihte askush

E gjithë bota e futbollit po pret me padurim intervistën e madhe të Lionel Messit dhënë për ‘La Sexta’ , pasi thuhet se kjo intervistë e tij do të trondis të gjithë botën e futbollit.

Nga disa të dhëna paraprake nga kjo intervistë thuhet se Leo ka zbuluar se ai do të donte të kalonte pa u vënë re në mënyrë që të shijonte momentet me familjen e tij.

''Është vërtetë që unë jam i priviligjuar për shkak  të famës, por ka raste kur do të doja të isha anonim dhe të kisha mundësi të shijoja kalimin tim në një treg, në kinema apo dhe në një restorant pa rënë në sy. Jam mirnjohës sepse dashuria që kam provuar në të gjithë botën është vërtet spektakolare, por ka momente sidomos kur jam me fëmijët e mi do të doja të kaloja pa u vënë re’ thekson Messi..