Virusi në Berat/ Infektohen edhe një mësuese e një infermiere

Pesë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në qytetin e Beratit.

Të prekurit janë konstatuar në spital dhe në disa institucione.

Burime bëjnë me dije se pozitivë kanë rezultuar një infermiere në Spitalin Rajonal Berat, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tërpan, një punonjës në Sh.A.Ujësjellës-Kanalizime Berat, një punonjës i OSHE-së në Poliçan dhe një mekanik në fshatin Syzezë.

Një ditë më parë në Berat u konfirmuan 9 raste të reja me koronavirus.

Aktualisht ky qytet numëron 871 raste aktive me COVID.