Juventus në kërkim të një sulmuesi, ja tre futbollistët në listë

Juventus ka vendosur të transferojë një sulmues të ri në merkaton e janarit, raporton “Tuttosport”. E përditshmja sportive italiane tregon tre pista që aktualisht ndiqen nga bardhezinjtë.

E para të çon tek një ish futbollist i skuadrës italiane. Bëhet fjalë për Fernando Llorente, i cili aktualisht është pa skuadër. Arkadiusz Milik, në fund të kontratës me Napolin (qershor 2021), është gjithashtu në listën e klubit torinez.

Ndërsa futbollisti i tretë, është Odsonne Edouard. Sulmuesi 22 vjeçar, nën kontratë deri në qershor 2022 me klubin e Celtic, është një nga talentet më premtues evropian, dhe po ndiqet me shumë interes nga Juventus.

Bardhezinjtë nuk janë të vetmit, gjithashtu edhe Milan është e interesuar për shërbimet e Edouard. Skuadra e Celtic do të kërkojë 30 milionë € për shërbimet e futbollistit që mbron ngjyrat e kombëtares U21 të Francës (10 ndeshje, 15 gola).