Pas ndarjes nga Patris Berisha, Tuna udhëtoi drejt Amerikës, zbulohet arsyeja

 Pas ndarjes së përfolur nga Patris Berisha, këngëtarja e njohur Tuna udhëtoi drejt Amerikës.

Ajo po qëndron me këngëtaren tjetër shqiptare Linda Halimin dhe familjen e saj.

Burime për "Prive" kanë bërë me dije se Tuna është larguar nga Shqipëria për arsye personale dhe profesionale, të lidhura me karrierën.

Këngëtarja po punon për disa këngë të reja me producentë të njohur, përfshirë dhe ish të dashurin e Cardi B, Swiftondemand.

Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar u konfirmua edhe dueti i Tunës me Dafinën, i cili pritet të publikohet në verë të vitit 2021.