Plumba mbi lokalin e Prendit/ Në vitin 2014 i vranë nipin në atentat

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të Gjovalin Prendit. Persona edhe të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të lokalit mëngjesin e sotëm dhe më pas janë larguar. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Lokali ndodhet në fshatin Pllanë të Lezhës. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjovalin Prendit në 2014 i kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi nipin Taulant Prendi 27 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurel Prendi, 25 vjeç.

Ekzekutimi ndodhi pranë Urës së Milotit, ku dy vëllezërit Prendi së bashku me Klodian Ndrecën, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip "Golf" ku dy persona ka qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre.

Klodiani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurel Prendi.