'Elona është e rrezikshme'/ Gjykatësi: Mund të kryejë krime të tjera

Elona Kalesha, e akuzuar për vrasjen e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-partnerit të saj, do të mbetet në burg. Çifti Pasho u zhduk në mënyrë misterioze 5 vite më parë dhe u gjetën ditët e fundit të copëtuar në katër valixhe në një fushë pranë Burgut Solliçiano në Firence.

Gjykatësi për hetime paraprake, Angelo Antonio Pezzuti, pasi konsideroi të ligjshëm arrestimin e 36-vjeçares, vendosi lënien në qeli për shkak të rrezikut të arratisjet, por mbi të gjitha mundësinë që ajo të mund të kryente krime të mëtejshme. Sipas gjykatësit, Elona mund të vrasë përsëri sepse është “e rrezikshme, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një qarku kriminal”.

I njëjti mjedis kriminal, në të cilin do të ishte pjekur krimi i tmerrshëm i çiftit dhe në të cilin do të lëviznin bashkëpunëtorët e tij, akoma të lirë. Prokuroria dyshon se edhe dy persona të tjerë vepruan bashkë me 36- vjeçaren për të vrarë Shpëtim dhe Teuta Pashon dhe për t’i fshehur ata.

“Elona Kalesha është e rrezikshme, ekziston mundësia që të kryejë të njëjta krime të ngjashme, si ai për të cilin ne po e procedojmë”, argumentoi gjyqtari Pezzuti në vendimin e tij, duke shtuar se 36-vjeçarja duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal.

“Ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të rëndësishëm kriminal dhe me sa duket e ka përdorur punën e bashkëpunëtorëve. Për këtë arsye, mund të konsiderohet se, për sa i përket sigurisë ose probabilitetit të lartë, Elona Kalesha, nëse nuk është e kufizuar në lirinë e saj, do të kthehet për të kryer një krim nëse ekziston mundësia”, thuhet në vendimin e Gjykatës.