Mauro Icardi merr vendim për të ardhmen

Edhe pse po kalon një periudhë mjaft të vështirë, Mauro Icardi nuk ka ndërmend të largohet nga PSG.

Sipas asaj që raporton “TycSports”, sulmuesi argjentinas mezi po pret të punojë me Mauricio Pochetinon. Ky i fundit përflitet nga mediat franceze si njeriu që do të marrrë drejtimin e PSG-së pas largimit të Thomas Tuchel.

Kontrata e Icardit me klubin parisien është e vlefshme deri në qershor të vitit 2024.