Aktorja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja shqiptare, Edona Reshitaj është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur partneri i saj, Besarti me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ai ka treguar se janë bërë me vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.

Besarti ka publikuar në Facebook një foto të djalit të tyre pranë të porsalindurës.

“Per Festat e Fundvitit, Dukës i erdhi dhurate e motra, te cilen e therriste Hanë, sa ishte ende n’barkun e nanës. E vogla Hanë, mua dhe Edonen na beri prinder per here te dyte, me 22.12.2020", ka shkruar ai.