Lezhë, breshëri plumbash ndaj një lokali

Në fshatin Pllanë të Lezhës mëngjesin e së shtunës është qëlluar me armë  në drejtim të një lokali, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Lokali është në pronësi të Gjovalin Prendit.

Nuk dihet kush janë autorët dhe arsyet pse ata kanë shtënë ndaj kësaj prone. Dihet se Gjovalin Prendit i kanë ekzekutuar nipin Taulant Prendi në vitin 2014 me breshëri kallashnikovi.

Policia ka shkuar në vendin ku ndodhën të shtënat dhe po heton.