Pse grekët tradicionalisht zbukurojnë një varkë krahas pemës së Krishtlindjes

Simboli më tradicional që do të gjeni në Greqi gjatë pushimve është një varkë e vogël e zbukuruar me drita, e vendosur zakonisht në sheshin kryesor të një qyteti, afër pemës së Krishtilindjes.

Varka e vogël është e rrënjosur në traditat e shtetit fqinj për shkak të një marrëdhënie simbioze me detin.

Në fakt në shumë ishuj grek, anijet e Krishtlindjes mbeten stolia më e popullarizuar e sezonit të festave.

Legjenda të ndryshme e shpjegojënë traditën e anije greke të Krishtlindjes.

Njëri prej tyre ka lidhje me Shën Nikollën, Shënjtin Mbrojtës të Detarëve.

Ky shenjt festohet më 6 dhjetor ditën kur shumë familje fillojnë të dekorojnë shtëpitë e tyre për Krishtlindje.

Disa mendojnë se kjo është dhe arsyeja pse anijet zbukurohen në mënyrë që të nderojnë shenjtorin.

Një aryse tjetër ka të bëjë dhe me numrin e madh të marinarëve, peshkatarëve dhe kapitenëve, gjë që i bën ato simbol të identitetit lokal.

Burrat shpesh largoheshin me muaj.

Në ishujt gratë, nënat dhe bijat kalonin muaj të ftohtë dhe të errët të dimrit me zemrën dhe mendjen tek të afërmit e tyre .

 Atje, njerëzit e tyre po luftonin me detet e stuhishme gjatë sezonit të festave.

 Këta ishin muaj pritjeje, shprese dhe lutjeje për kthimin e tyre të sigurt.

Traditë tjetër ka të bëjë me dëshirat që varkat e vogla prej druri të vendoseshin brenda afër oxhakut dhe të tregonin drejt qendrës së shtëpisë, kurrë drejt derës.

 Ata gjithashtu ishin zbukuruar me dashuri për t'u dhënë një pritje të ngrohtë burrave të shtëpisë.