Tregohet e rezervuar për jetën e saj private, por ja kush është bashkëshorti i Shkurte Gashit

Në muajin tetor mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë.

Ndërkohë është mësuar pak ditë më parë se pritje së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këngëtarja është bërë nënë.

Shkurtja është bekuar me një djalë, por vetë këngëtarja nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me lajmin e shtatzënisë e aq më pak për lindjen e saj.

Ajo ka preferuar që të tregohet gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe siç duket edhe këtë moment të rëndësishëm ka menduar ta mbajë të fshehtë.

Përveç shtatzënisë ajo ka mbajtur të fshehtë edhe partnerin pasi prej vitesh jeton një lidhje të bukur dashuri larg syrit të publikut.

Mirëpo, duket se së fundmi është arritur në gjurmët e tij.

Shkak është bërë një repost i Lum Salihut, djalit të këngëtares Shyhrete Behluli, që ka uruar ardhjen në jetë të Malit, djalit të Shkurtes.

Personi që ka ndarë buqetën në InstaStory është pikërisht partneri i këngëtares i cili quhet Albert.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga Prive.al.

Kujtojmë se edhe për sa i përket muzikës, Shkurte Gashi nuk ka qenë aktive të paktën prej 1 viti.

Projekti i fundit muzikor që ajo ka publikuar është ai në bashkëpunim me Brunon me titull “Jetën tënde”.