Tragjedi në Bujanoc: Dy të mitur vdesin në aksident, katër të tjerë plagosen
Kosovë - Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e pasditës së sotme në rrugën Lluçan-Dobrosin, Komuna e Bujanocit, dy të mitur kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe 4 persona të tjerë, dy prej tyre rëndë, shkruan LajmiAL. Lajmin për portalin e ka konfimruar mjeku kujdestar nga ndihma e shpejtë në Bujanoc, Dejan Stojanoviç.
Nga 6 nxënësit e shkollës së mesme, 2 që vdiqën i takojnë familjes Bilalli dhe Sabedini.
Personave të lënduar menjëherë u është dhënë ndihma e parë në Bujanoc dhe më pas janë transportuar për në Spitalin e Vranjës.
Aksidenti ka ndodhur kur automjeti e ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra nën rrugë. Të gjithë personat që gjendeshin në makinë janë nga fshati Lluçan.