", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/26/auto_49215221_4031608964845.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Katër të plagosur nga të shtënat në Berlin, policia në ndjekje të autorëve

Berlin -Katër vetë u plagosën nga të shtënat në kryeqytetin gjerman Berlin në orët e para të së shtunës, tha policia, sipas BBC..

Një zëdhënëse e policisë tha se katër persona u dërguan në spital në grindjen që përfshiu disa persona në distriktin Kreuzberg, duke shtuar se nuk kishte asnjë tregues të një motivi politik.

Shërbimi zjarrfikës i Berlinit tha më herët në Twitter se tre persona ishin plagosur rëndë nga të shtënat.

Ndërsa DW tha se një fotograf për DPA kishte treguar se të shtënat ndodhën në një portë në Stresemannstrase, afër zyrave të Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë.

Zëdhënësi i policisë tha se nuk kishte asnjë tregues të një motivi politik por situata ishte ende shumë e paqartë. Sulmuesit e paidentifikuar shpejt u larguan nga vendi i ngjarjes.

Vazhdon ndjekja

Oficerët e armatosur u vendosën në vendngjarje për të kërkuar ata që mund të kenë shtënë. Raportet thonë se një nga burrat e plagosur u nxor nga një kanal aty pranë pasi ai u hodh për të shmangur të shtënat.

Tre të tjerët u gjetën në një rrugë me pemë, njoftoi DPA.

Shërbimet e urgjencës fillimisht mjekuan të plagosurit në vendin e ngjarjes, por ata tani u transferuan në spitale.

Dëshmitarët përshkruan se panë një helikopter të policisë duke rrethuar zonën.