Rei Manaj shpëtoi klubin nga ana financiare

Viti 2020 ka qenë katastrofë për të gjitha skuadrat e futbollit dhe asnjë nuk e ka mbyllur sezonin me bilanc pozitiv.

Zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë dhe ndalesa e kampionateve për një kohë të pacaktuar solli kolaps në ekonomi. Por ekipi i Albacetes mund të kishte përjetuar momente më të vështira në rast se nuk do të shiste në janarin e kaluar Rei Manajn.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua nga Albacete drejt Barcelonës C për 2.7 milionë euro.

Formula ishte 700 mijë euro dhe 2 milionë të tjera në formë bonusesh.

Për momentin Manaj ka sjellë në arkat e klubit 1.4 milionë euro, shifër kjo e cila shërben  për të zbutur disi humbjet e mëdha që kishte skuadra.