Maqedoni e Veriut/ 26 viktima dhe 489 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se 26 pacientë humbën jetën nga Cvovid-19.

Gjithashtu sipas autoriteteve nga 1,892 teste të realizuara, 489 persona rezultuan pozitivë.

Sakaq rastet e reja u regjistruan në Shkup-230, Kumanovë-28, Shtip-7, Prilep-21, Tetovë-18, Strugë-15, Veles-11, Manastir-13, Ohër-26, Kavadar-18, Gostivar-16, Gjevgjeli-14, Strumicë-18, Kriva Pallankë-6, Radovish-6, Krushev-4, Koçan-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçev-4, Vallandov-5, Vinicë-3, Dellçev-1, Kratov-2, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-2, Resnjë-4, Negotin-3.