Ibrahimovic ka vendosur për të ardhmen

Në moshën 39 vjeç, Zlatan Ibrahimovic vazhdon shwnojw gola për Milan. Një klub ku kontrata e tij do të përfundojë zyrtarisht qershorin e ardhshëm. Mirwpo, gjiganti suedez nuk e ka ndërmend për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur. Këtë ai e shpjegoi në një intervistë me “Corriere della Sera”.

“Shumë njerëz më pyesin për të ardhmen time. Unë përgjigjem se do të vazhdoj për aq kohë sa mund të bëj atë që po bëj tani. Ndihem mirë në Milano, gjithçka po funksionon. Unë nuk do të vendos vetë, familja ime është më e rëndësishme se gjithçka. Më mungojnë shumë, por Pioli më tha se nëse kam dy fëmijë në Suedi, këtu në Milanello, kam 25 të tjerë që kanë nevojë për mua ”.