‘Dy gëzime në një ditë’/ Mbërrijnë vaksinat e para në Greqi për Krishtlindje

Një ditë e shënuar për Greqinë, e cila bashkë me Krishtlindjet është duke festuar edhe mbërritjen e dozave të para të vaksinës kundër koronavirusit.  

Pak minuta më parë, dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer/ BioNTech kanë mbërritur në vend nën masa të rrepta sigurie, raportojnë mediat greke.

Kamioni frigoriferik i ka dorëzuar ato tek autoritetet greke duke shënuar kështu një zhvillim të rendësishëm për vendin, i cili është duke numëruar shifra të larta vdekshmërie.

Greqia do të marrë 83 mijë doza deri në 31 dhjetor dhe rreth 430 mijë doza deri në muajt janar dhe shkurt.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë datë se kur do të mbërrijnë vaksinat e para në Shqipëri.