VIDEO/ Rama ndaloi meshën e Krishtlindjeve, në lokalin e Ben Blushit 200 vetë zbardhën natën

Ndërsa në të gjithë vendin është vendosur karantina dhe në shtëpinë e Zotit për herë të parë u ndaluan meshat e Krishtlindjeve për shkak të orarit të ndalim-qarkullimit të vendosur nga qeveria Rama, është po kjo qeveri që në mënyrë selective lejon klientët të saj të mbajnë hapur lokalet.

Kjo gjë mesa duket ka ndodhur edhe mbrëmë, ku nëpërmjet një video mund të shikohet se si lokali i Ben Blushit ka vazhduar aktivitetin përtej orës së ndaluar, ku kanë qenë të paktën 200 vetë të pranishëm.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se për Arben Malavitën ligjin nuk ekziston.

‘Për Arben Malavitën (Blushin) ligji nuk ekziston.

Meshet në Shtëpinë e Zotit nuk lejohen!

Qytetarët për maska gjobiten në rrugë!

Në lokalin e Arben Malavites e zbardhin qindra vetë!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!

Ky është zbatimi i ligjit nga Ardi Veliu dhe ministri i familjes Çuçi. sb

Doktor ju falenderoj për denoncimin që publikuat mbrëmë ku në mes të Korçës në orën 23.00 bëhej festë me 200 vetë duke u kthyer në bombë shëndetësore. Policia shkoi dhe e mbylli ambientin por asnjë masë. Qytetarët gjobiten nga 30 mijë lekë për maskën kurse lokali i Ben Blushit as nuk raportohet nga policia. Organizatorin e mbron qeveria dhe policia pasi Blushi është shok me Çuçin e Rilindjes. Asnjë masë ligjore dhe po e fshehin ngjarjen. Policia po kërkon të shpëtojë Blushin dhe të tijët ndërsa qytetarët vuajnë në kulmin e pandemisë. Faleminderit sepse të gjithë po e mësojnë të vërtetën, Ben Blushi përdor Top Channel dhe Rilindjen e hajdutëve të Ramës për të shpëtuar nga drejtësia me dy standarte. Qytetarët në karantinë Blushi në lokalet e tij feston do ketë sërish dhe sonte festë. I garanton Ardi Veliu dhe Blendi Çuçi’