I dehur tap, shoferi me ‘Benz’ merr përpara ‘Ford’-in dhe përfundojnë në kanal, plagoset pasagjeri

Mbrëmjen e sotme,  një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin Berat-Ura Vajgurore në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.

Sipas burimeve për mediat, një makinë tip “Benz” me targa “AA 279 EF” që drejtohej nga një 51-vjeçar në gjendje të dehur, ku si pasojë e shpejtësisë më të cilën po lëvizte, përplasi nga pas një makinë tip “Ford”.

Të dyja makinat kanë përfunduar në kanal, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri që ishte në makinën tip “Ford” me targa AA 649 FC, një 30-vjeçar.