E trishtë! Ndërron jetë ish-sportisti kampion shqiptar

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare ish-kampioni i mundjes, Ylli Agolli.

Lajmin e trishtë e dha në Facebook me anë të një statusi gazetari Defrim Methasani  ku shkruante:

“Humbëm një tjetër kollos të sportit. Nga Amerika e largët vjen lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Prof Ylli Agollit, ish kampionit sportist, trajner dhe pedagog në sportin burrëror të mundjes. Në moshën 85 vjeç, zemra e tij ndaloi së rrahuri, me mallin e madh për vendin e tij dhe protagonistët e mundjes. Homazh dhe respekt për ikonën e një sporti të tillë, që la pas gjurmë historie, pune, rezultatesh dhe krenarie. U prehsh në paqe mjeshtër!”.