Manchester United heq dorë nga David Alaba

Nuk është sekret. Duke përjashtuar një kthesë në minutën e fundit, David Alaba do të largohet nga Bayern Munchen në qershorin e ardhshëm. Real Madrid dhe Paris Saint-Germain kurrë nuk e kanë fshehur interesin e tyre për mbrojtësin e majtë austriak. Mirëpo “AS” raportoi javën e kaluar se Manchester United kishte hyrë në garë pasi kishte bërë "kontakt zyrtar" me përfaqësuesit të lojtarit.

 

Por sot, e përditshmja angleze The Telegraph thotë të kundërtën. Sipas këtyre të fundit, trajneri i MU Ole Gunnar Solskjaer ka dëshirë që verën e ardhshme të afrojë në skuadër një mesfushor dhe njw mbrojtës qendre dhe jo një mbrojtës krahu.