Shqiptari në telashe serioze/ Mbeti i bllokuar në banesë, ja çfarë i gjeti policia pasi i dha ndihmën

Një i ri shqiptar mbeti i mbyllur në shtëpi dhe një fqinj u përpoq për ta ndihmuar për më kot.

Duke parasysh vështirësinë, fqinji thirr policinë e Mestres.

Agjentët arritën në vendin e ngjarjes dhe arritën të hapnin derën.

21-vjeçar shqiptar i falënderoi gjerësisht, por ku policët deshën të largoheshin, vunë re një zarf që përmbante pluhur të bardhë në tryezë.

Duke dyshuar se në banesë kishte drogë, ata e kontrolluan atë dhe gjetën 5 kilogramë e gjysmë marihuanë, 50 gram kokainë dhe 150 të tjera hashash.

Në banesë u gjetën edhe peshore elektronike dhe pajisje paketimin e pakove të drogës me nxehtësi.

Jo vetëm kaq, në banesë kishte edhe dy pistoleta gjysmë automatike.

Ai u arrestua dhe u dërgua në burg.