VIDEO/ I moshuari ‘merr zvarrë’ të riun në ashensor, e provokoi duke iu kollitur në fytyrë

Incidenti ka ndodhur në ashensor ku i riu filloi të kollitej përpara të moshuarit.

Ngjarja e pazakontë është filmuar në SHBA, ku video që ka bërë xhiron e rrjeti, tregon përplasjen mes një të riu dhe një të moshuari.

Gjendja mes personave në ashensor është përkeqësuar, pasi i riu ka provokuar me sjelljen duke vazhduar t’i kollitej të moshuarit në fytyrë.

Të pranishëm ishin tre persona dhe të riut që kollitej i është kërkuar të respektonte protokollin e sigurisë, gjë të cilën ai nuk e ka bërë.  

Madje në një moment siç shihet edhe në video ka hequr maskën dhe i kollitet drejt në fytyrë.

Por sapo është hapur dera e ashensorit i moshuari duket se nuk ka mundur të përmbajë veten dhe e ka rrahur të riun, duke e tërhequr edhe zvarrë jashtë ashensorit.