EMRI/ Kush është personi i plagosur në Dibër

Është zbardhur identiteti i personit që u plagos këtë mbrëmje në Divër.

Ai është Faik Zeqo, 50 vejç.

Zeqo mësohet se u plagos në rrëthrrotullimin e Maqellarës.

I plagosuri ka marrë një plagë në këmbë ndërkohë që nuk dihet ende se në çrrethana është plagosur.

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur "Kthesa e Majtarës", njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të pa qarta  dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.