FOTO/ Tirana, më mirë se Atalanta në Champions League

UEFA ka publikuar ditën e sotme një renditje shumë të veçantë përsa i përket skuadrave që kanë bërë më mirë gjatë gjithë historisë së Champions League, duke filluar nga viti 1955 e deri më sot në 2020-ën.

Tirana është skuadra e parë shqiptare që renditet më mirë, pikërisht në vendin e 140-të me 20 pikë të grumbulluara.

Bardheblutë lënë pas plot 360 skuadra të tjera nga 500 në total, përfshirë edhe skuadra me emër si Wolfsburg, Atalanta e Leicester.

Skënderbeu është klubi i dytë shqiptar në këtë renditje speciale, teksa me 15 pikë në total mban vendin e 168-të.

Më pas vjen Partizani në vendin e 194-të i ndjekur nga Vllaznia, Dinamo, Kukësi, Flamurtari dhe Elbasani.