I gjen në tokën e tij, i riu nxjerr thikën e kërcënon çiftin, më pas ...

Një 27-vjeçar nga Dushku i Lushnjes ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

Nga uniformat blu njoftohet se shtetasi Fabjol Dedej është denoncuar nga një çift te rinjsh, me pretendimin se i kishte kërcënuar me thikë dhe i kishte grabitur një çantë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe sipas informacioneve 27-vjeçari kishte shkuar në tokat e tij dhe atje ka parë brenda një automjeti një çift.

Pasi i është afruar, palët kanë debatuar mes njeri tjetrit dhe Dedej nën kërcënimin e thikës i ka kërkuar te largohen urgjentisht dhe u ka marrë sendet personale te çiftit.

Këta të fundit, pas ngjarjes kanë njoftuar policinë, e cila identifikojë dhe ndaloi të dyshuarin pranë tokave te tij.