Vjosa Osmani feston Krishtlindjen me familjen e kompozitorit të ndjerë Gjergj Kaçinari

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kaluar natën e Krishtlindjeve familjarisht në familjen e kompozitorit të ndjerë Gjergj Kaçinari.

"Në natën e Krishtlindjes isha mysafire në shtëpinë e zonjës Greta Kaçinari, e cila e hapi zemrën dhe derën me një mikpritje tejet të ngrohtë e miqësore, - tregoi Osmani në Fb, -  nga ku i përcollëm urimin për Krishtlindje të gjithë bashkëqytetarëve tanë të krishterë.

Me të ngremë dolli dhe kujtuam edhe kompozitorin e madh Gjergj Kaçinarin, i cili la një trashëgimi të pasur muzikore.

Festat fetare na mbajnë bashkë çdoherë, ndaj edhe kësaj here, urimet më të ngrohta dhe gëzuar për jetë e mot Krishtlindjen!" përfundon Osmani. 

Në foto: Gjergj Kaçinari.

Kompozitori Gjergj Kaçinari vdiq më 27 dhjetor 2019. Ai kishte lindur më 25 prill 1939 dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova. Kaçinari  takon gjeneratës së mëvonshme të pas Luftës së Dytë Botërore të kompozitorëve në Kosovë.

Ai ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”. Varrimi i tij u bë në Prishtinë.