FOTO/ Zbulohet vendi ku Jezu Krishti kaloi natën e fundit

Një zbulim i rëndësishëm u bë nga gërmimi arkeologjik i Zyrës së Taksave të Antikiteteve Izraelite në Kopshtin e Gjetsemanit në Jeruzalem, ku Bibla thotë se Jezu Krishti  kaloi natën e tij të fundit.

Arkeologët kanë zbuluar një banjë 2000 vjeçare që besohet se është përdorur për pastrim, si dhe rrënojat e një kishe bizantine që besohet të jenë shkatërruar gjatë Kryqëzatave.

Gjithashtu janë lokalizuar rrënojat e banjës rituale në Gethsemane, së bashku me shkallët që çonin në rrëzë të Malit të Ullinjve.

Ekspertët vlerësojnë se banja u përdor për pastërtinë e punëtorëve në ullishtet dhe atyre që ngjiteshin në kodër për t’u lutur.