FOTOJA e vitit 2020/ Pinguinët vejushë që ngushllojnë njëri-tjetrin të pikëlluar

Një foto e dy pinguinëve që përqafohen teksa shikojnë dritat e ndritshme të horizontit të Melburnit, ka fituar një çmim ndërkombëtar pasi fotografi zbuloi historinë tronditëse të humbjes pas imazhit.

Fotografia u kurorëzua fituese midis një koleksioni fotografish spektakolare për 2020 'Ocean Photography Awards'.

Në foto, shfaqet çifit i pinguinëve, i përqafuar në një shkëmb ndërsa vëzhgonin dritat e qytetit.

Baumgaertner tregoi se si çifti i pinguinëve në të vërtetë ishin të ve dhe  kalonin orë të tëra duke ngushëlluar tjetrin përmes pikëllimit të tyre.

"Një vullnetar më tregoi se e bardha ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe e njëjta gjë i kishte ndodhur dhe mashkullit në krah me partneren e tij," shkroi ai në Instagram.

'Që atëherë ata takohen rregullisht duke ngushëlluar njëri-tjetrin dhe duke qëndruar së bashku për orë të tëra duke parë dritat e qytetit afër.'

Ai tha se iu deshën tre net të jetonte së bashku me një koloni pinguinësh për të marrë një fotografinë perfekte.

"Midis të qenit i paaftë për të përdorur ndonjë dritë dhe pinguinët e vegjël që lëvizin vazhdimisht, duke pastruar njëri-tjetrin, ishte me të vërtetë e vështirë të bëja një shkrepje të saktë", tha ai. “Por unë pata fatin në një moment të bukur. Gjatë kohërave si kjo, janë me të vërtetë me fat janë ata që mund të jenë me personin e zemrës”.