", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/24/auto_31895621608811716.jpg", "width": 900, "height": 599 } }

Trump i ashpër me Iranin: Ju jeni përgjegjësit e sulmeve ndaj ambasadës në Bagdad, kujdes...

=

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka fajësuar Iranin për një sulm me raketa në ambasadën e SHBA-së në Bagdad dhe kërcënoi se do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse ndonjë amerikan do të vritej.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Trump thotë se Irani duhet t’i mendojë mirë përgjegjësitë para se të kryejë veprime të tilla. “Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë”- shkruan Trump.

Postimi i plotë i Trump:

Ambasada jonë në Bagdad u godit të dielën nga disa raketa. Tre raketa nuk arritën të lëshohen. Merrni me mend se nga ishin: IRANI. Tani dëgjojmë biseda sulmesh shtesë kundër amerikanëve në Irak … Disa këshilla miqësore shëndetësore për Iranin: Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane dënoi akuzat e SHBA, duke thënë se ato janë akuza të përsëritura, të pabaza dhe të rreme që synojnë të zbutin situatën e vështirë në të cilën ndodhet Trump.