Një video e pabesueshme tregon se si oktapodët ecin me dy tentakulat e tyre
Një video e pabesueshme tregon se si oktapodët "ecin" përgjatë shtratit të detit.
Të gjithë e dinë se oktapodi tradicional ka tetë tentakula me gota thithëse.
Ekspertë sugjerojnë se ato kanë gjashtë tentakula si "krahë" dhe dy tentakula të pasme si "këmbë" .
Pamjet e lëshuara nga Discovery Channel tregojnë se si një oktapod arrin të lëvizë shpejt përgjatë dyshemesë së oqeanit.
Në videon e publikuar, shkruhej:
" Këto krijesa të mahnitshme në këtë planet të mrekullueshëm thjesht nuk pushojnë kurrë së na mahnituri ".
Një studim i vitit 2005 zbuloi se ata preferojnë të "ecin" kur udhëtojnë dhe veçanërisht kur përpiqen të shmangin grabitqarët .